AKTUALITET, 5 Janar 2018, 12:58

Burgu i Reçit, Berisha denoncon emërimet partiake

Burgu i Reçit, Berisha denoncon emërimet partiake

Pas ndërtimit të burgut të ri të Reçit në Shkodër, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka nisur edhe rekrutimin e stafit. Është thënë se marrja në punë e gardianëve si të rrethimit të brendshëm ashtu edhe të jashtë,, po edhe stafi i administratës civile do të bëhet përmes konkursit. Ish-kryeministri Sali Berisha sjell një mesazh të një qytetari nga Shkodra, i cili pavarësisht se është paraqitur në konkurs, shprehet se ai është bërë vetëm për të thënë, pasi emërimet e vërteta janë bërë nga Paulin Stërkaj dhe Tom Doshi.

Këtij i thonë konkurs me lista deputetësh!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

“I dashur doktor mbase kete mesazh nuk do e lexosh kurre gjithsesi pa pertese e me indinjim te madh ndaj ketij shteti dua te informoj lidhur me nji "interviste" e cila u zhvillua per rekrutimin e personelit per burgun e Reçit tek Drejtoria e pergjithshme e burgjeve.

Paulin Sterkaj dhe Tom Doshi kane derguar listat e votuesve dhe mbeshtetesve te tyre ne menyre qe ato te dalin fitues dhe te punsohen prane ketij institucioni.Un aplikova online dhe sot mora pjese ne interviste e di qe pamvarsisht cv-se time te pasur me kurse master etj.. dhe pergjigjeve pozitive qe dhashe un nuk do jem fitues sepse un jam opozite me to dhe me krimin qe ato perkrahin.

Te lutem ngrije kete shqetsim tim nese ndonjehere do e lexosh kete mesazh.

Me respekt A.K djali i papunsuar nga 2011.”