TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Oerd Bylykbashi, deputet i PD-së, deklaron se Kryeministri Edi Rama kërkon që ta zgjedhë Prokurorin e Përgjithshëm me 36 vota, në shkelje flagrante me kushtetutën.
Bylykbashi tha për televizionin "Faxnews" se, sipas Kushtetutës Prokurori duhet të zgjidhet me 3/5, me 84 vota, dhe se çdo mënyrë tjetër siç po përpiqet mazhoranca të manipulojë me anë të ‘memove’ është një shpartallim i kushtetutës.
“Edi Rama kërkon të emërojë Prokurorin me 36 vota. Arsyeja është e qartë të zgjedhë një prokuror për të pushuar çështjet e tij. Prokurori i Ramës urdhëron masë disiplinore për prokurorët e tjerë dhe u heq çështjet nga dora.
Për këtë do që ta bllokojë formimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, sepse ky prokuror do të mbyllë gjithë dosjet e ministrave të tij.
Të gjitha çështjet që e futin Ramën në varr do të mbyllen. Edhe me 71 vota do të ishte prokurori i Ramës. Kjo do të ishte një shpartallim i Kushtetutës nëse e zgjedh kështu, kur Kushtetuta e ka të qartë se si zgjidhet. Detyrën për tu shprehur se si do të zgjidhet e ka Këshilli i Lartë i Prokurorisë.
PS po kërkon të përdorë dispozitat tranzitore, por janë përdorur njëherë, ajo dispozitë është ezauruar dhe është mbyllur, por këtë duan ta përdorin sërish, por kush ia ka fajin kësaj mazhorance që reforma është në një kaos tani. Por ajo që mungon në kushtetutë nuk zëvendësohen me memo”, tha Bylykbashi, i ftuar në studion e Faxnews.