AKTUALITET, 9 Nëntor 2018, 08:42

Bllokuan rrugën, lirohen 12 grekët e shoqëruar pas varrimit të Kacifas

Bllokuan rrugën, lirohen 12 grekët e shoqëruar pas varrimit

Policia e Gjirokastrës ka liruar 12 grekët e shoqëruar pas varrimit të Kostandines Kacifas. Lirimi i tyre është bërë në orën 02:00 të mëngjesit, mes tyre ishte ekstremisti i njohur grek Babis Karathano.

12 grekët do të procedohen në gjendje të lirë.

Shoqërimi i tyre u bë pas përfundimit të ceremonisë mortore të ekstremistit grek Kostandines Kacifas ditën e djeshme në fshatin Bularat të Gjirokastrës.

Të 12 personat e shoqëruar bllokuan rrugën Gjirokastër-Kakavijë për më shumë se 10 minuta duke shkaktuar probleme për qarkullimin e mjeteve.

Sipas mediave greke përveç ekstremistit Karathanos i cili printe dje arkëmortin me trupin e pajetë të Kacifës është shoqëruar edhe Thoma Stefo, ish-kreu i Këshillit drejtues të OMONIA, Kristo Duçi, ish-kreu i komunës Dropull si dhe Andrea Kurti.

Në ceremoninë mortore të Kacifas morën pjesë mbi një mijë grek, varrimi u kthye në manifestim për të lëshuar kore raciste ndaj Shqipërisë. TPZ.AL