AKTUALITET, 23 Mars 2020, 13:55

Pamjet nga droni/ Shkelën urdhrin e shtetrrethimit, dy gjirokastritët ja fusin vrapit drejt përroit për të shmangur gjobat. Policia i ndjek nga ajri

Pamjet nga droni/ Shkelën urdhrin e shtetrrethimit, dy gjirokastritët


Pamjet me dron kanë kapur momentin kur dy gjirokastritë kanë ikur me vrap drejt një përroi për të shmangur gjobat e policisë.

Por dy qytetarët nuk janë ndjekur në terren nga policia, por me dron deri në momentin kur mbërritën në përrua.

Ata u kapën duke lëvizur jashtë orarit dhe për t’iu shmangur gjobave të policisë ikin me vrap dhe jo në drejtim të shtëpisë por të përroit.

Pamjet janë filmuar ditën e dielë në lagjen Manalat të Gjirokastrës.

Qeveria shqiptare për të disiplinuar shqiptarët e pabindur ndaj urdhrave për izolim ka marrë vendimin për të vendosur gjoba ndaj shkelësve.

Qytetarët janë të lejuar të levizin vetëm në oraret e përcaktuara nga qeveria.