TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nënkancelari gjerman Olaf Scholz tha se Kancelarja Angela Merkel, e cila dje u karantinë pasi pati kontakt me mjekun e infektuar me koronavirus, është në gjendje të mirë shëndetësore, por duke punuar nga banesa e saj.
“Kancelarja është në gjendje të mirë shëndetësore në këtë moment. Ajo është thjesht në zyrën e saj në banesë, ashtu si shumë njerëz të tjerë që u është dashur të vendosen në vetizolim në shtëpi”, tha Scholz, raporton Reuters
“Ajo është aktive: ne patëm mbledhjen e kabinetit qeveritar këtë mëngjes. Jo me video, por sigurisht që të gjithë njohim zërat e njëri-tjetrit”- tha ai.
Scholz tha se ai do të fliste në vendin e Merkel në dhomën e ulët të parlamentit të Bundestag të Mërkurën.