TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka deklaruar se vrasja e adoleshenti nga policia është akt i pafalshëm dhe se asgjë nuk e justifikon vdekjen e tij. Komentet e tij vijnë pasi protestat për vrasjen përfshinë rajonin e Parisit gjatë natës së shkuar.
“Kemi një adoleshent që është vrarë. Është e pashpjegueshme, e pafalshme”, tha Macron.
Nahel, 17 vjeç, u qëllua të martën në makinën e tij, pasi nuk ndaloi kur u urdhërua. Një video që qarkullon në rrjetet sociale, tregon një oficer policie që i drejton armën shoferit të një makine, përpara se të dëgjohet një e shtënë. Makina më pas përplaset. Adoleshenti vdiq si pasojë e plagëve të plumbave në gjoks, pavarësisht ndihmës së urgjencës.
Oficeri policor që dyshohet se qëlloi, u arrestua nën akuzën për vrasje. Nael është personi i dytë që vritet këtë vit në Francë nga të shtënat e policisë në trafik. Vitin e kaluar, 13 persona u vranë në këtë mënyrë. Vrasja e Naelit nxiti një seri protestash mbrëmjen e së martës në Nantere – zonë në perëndim të Parisit, ku u vra adoleshenti.
Disa makina dhe kosha plehrash u dogjën, ndërsa stacione të autobusëve u shkatërruan. Së paku 24 persona u arrestuan pas trazirave. Në përgjigje të tyre, Qeveria franceze njoftoi se do të ketë përforcime policore në rrugë.