BOTA, 28 Qershor 2023, 10:07

Wagner kundër Putinit, mediat e huaja: Kush është Gjenerali i lartë rus që i dinte planet e Prigozhin

Wagner kundër Putinit, mediat e huaja: Kush është Gjenerali i

Një gjeneral i lartë rus e dinte paraprakisht se Yevgeny Prigozhin po planifikonte një rebelim kundër udhëheqjes ushtarake të Rusisë, ka zbuluar New York Times, duke cituar zyrtarë amerikanë.

Sipas Protothema, që nga fillimi i rebelimit të Wagner-it, i cili ka paraqitur kërcënimin më të madh për Vladimir Putinin në 23 vitet e tij në pushtet, pyetja nëse kishte njerëz në nivelet e larta të ushtrisë ruse që mbështesnin liderin mercenar ka qenë në mendjen e të gjithëve. Vetë Prigozhin fillimisht pohoi se “gjysma e ushtrisë ruse ishte gati të kalonte në anën e tyre”, por mënyra se si rrodhën gjërat tregoi se ai ndoshta ishte shumë i gabuar në llogaritjet e tij.

Sipas burimeve të gazetës amerikane, në radhët e larta të forcave të armatosura ruse ishte të paktën një person që dinte, të paktën pjesërisht, planin e kreut të Wagner. Ky është Sergei Surovikin, ish-komandant suprem i forcave ruse në Ukrainë, një ushtarak që gëzon respekt të madh brenda ushtrisë ruse.

Vitin e kaluar, Surovikin ndihmoi në mbrojtjen e forcave ruse pas kundërsulmit ukrainas.

Pavarësisht se u zëvendësua si komandant suprem janarin e kaluar, 56-vjeçari vazhdon të ndikojë shumë në kryerjen e operacioneve ushtarake dhe mbetet i popullarizuar në mesin e trupave.