TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Që prej kryengritjes së Wagner në Rusi, kreu, Yevgemny Prigozhin ka marrë vëmendje nga Perëndimi. Inteligjenca amerikanë vlerëson se Prigozhin, i cili ndodhet në Minsk të Bjellorusisë, po jeton si ‘i vdekur’ dhe i izoluar.
“Pi jeton si i vdekur. Aktualisht po qëndron në një nga hotelet e vetme në Minsk pa dritare”, tha Mark Warner, kryetar i Komitetit të Inteligjencës së Senatit të SHBA-së, duke cituar informacionin në dispozicion të tij.
Udhëheqësi mercenar ‘Wagner’ u urdhërua të ikte në Bjellorusi si pjesë e një marrëveshjeje për t’i dhënë fund rebelimit të armatosur të grupit të tij të shtunën.
Ai u pa për herë të fundit publikisht duke u larguar nga qyteti jugor rus i Rostov-on-Don pasi tërhoqi trupat e tij, dhe spekulimet kanë qenë të shumta rreth vendndodhjes së tij që atëherë.
Lajmi për qëndrimin e tij në Minsk është bërë i ditur nga vetë lideri bjellorus, Aleksandër Lukashenko.