BOTA, 28 Qershor 2023, 15:18

Çfarë po ndodh në Berlin? Raportohet për një person të armatosur në një shkollë

Çfarë po ndodh në Berlin? Raportohet për një person

Policia në Berlin është vënë në gatishmëri pas një raportimi se një burrë i armatosur ndodhet jashtë një shkolle në kryeqytetin gjerman.

Policia tha se nuk mund të konfirmonte nëse raportet specifike ishin të vërteta apo jo.

Sipas mediave lokale, burri në fjalë dyshohet se kishte çanta të dyshimta me vete. Nxënësve dhe stafit të shkollës iu kërkua të qëndronin në klasa, duke shtuar se shërbimet e urgjencës po kontrollonin ndërtesën.

Pritet që të tjera detaje të dalin në dritë në vijim.