TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka theksuar nevojën për legalizimin e kanabisit mjekësor në Ukrainë. Lajmi u bë i ditur gjatë një fjalimi të kreut të shtetit në Verkhovna Rada (parlamenti i Ukrainës).Zelensky u shpreh se Ukraina duhet të krijojë sektorin më të fortë të rehabilitimit mendor dhe fizik në Evropë dhe kjo do të përfshijë ndërtimin e qendrave të rehabilitimit dhe trajnimin e personelit përkatës.
“Të gjitha praktikat dhe zgjidhjet më të mira në botë, pavarësisht sa të vështira apo të pazakonta mund të jenë, duhet të zbatohen në Ukrainë, në mënyrë që asnjë qytetar ukrainas të mos durojë dhimbjen, stresin dhe traumën e luftës.
Në veçanti, më në fund duhet të legalizojmë me ndershmëri kanabisin me bazë mjekësore për këdo që ka nevojë për të, (me) kërkimin shkencor përkatës dhe prodhimin e kontrolluar ukrainas”, tha ai.