BOTA, 27 Qershor 2023, 21:06

Nuk ndaloi për kontroll, efektivët vrasin me armë zjarri shoferin e mitur (VIDEO)

Nuk ndaloi për kontroll, efektivët vrasin me armë zjarri shoferin
Momenti kur policët qëllojnë shoferin e mitur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Francë, ku efektivët e policisë kanë qëlluar me armë zjarri një shofer të mitur, pasi ky i fundit nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar.

Oficerët e policisë i kërkuan një shoferi 17-vjeçar të ndalonte për shkeljen e rregullave të trafikut, por i riu nuk pranoi dhe u përpoq të largohej. Më pas policët e qëlluan dhe e plagosën rëndë.

Në automjet ndodheshin edhe dy persona të tjerë. Pasagjeri i parë u arratis, por i dyti, gjithashtu i mitur, u arrestua dhe u dërgua në paraburgim.

E gjithë ngjarja është filmuar dhe videot janë bërë virale në rrjet. Një video që po qarkullon në rrjetet sociale tregon se dy efektivët ndalojnë automjetin. Njëri i drejton armën shoferit nga dritarja dhe më pas e qëllon ndërsa ai po largohej.

Autoritetet franceze kanë nisur hetimet për vrasje të mundshme me dashje.