BOTA, 27 Qershor 2023, 18:14

Shuhet në moshën 94-vjeçare aktori që ka luajtur në filmin “Titanik”

Shuhet në moshën 94-vjeçare aktori që ka luajtur në

Shuhet në moshën 94-vjeçare Lew Palter, aktori i cili ka luajtur në filmin “Titanik”. Alter ishte diagnostikuar me kancer në mushkëri dhe vdiq të dielën në Los Angeles.

Ai është i njohur më së shumti për paraqitjen në filmin e James Cameron të vitit 1997 si burri që u shtri së bashku me gruan e tij në shtrat, ndërsa anija u fundos në një skenë vërtet rrëqethëse.

Është një xhirim që zgjat vetëm për sekonda, por ende mbahet mend si një nga momentet më zemërthyese të filmit. Karakteri i tij bazohej në një person real, pasi Isidor Straus dhe gruaja e tij, Ida, vdiqën vërtet në bordin e anijes. Për më tepër, ai punoi si profesor në Shkollën e Teatrit CalArts.

Ai mësoi studentë që do të të arrinin famë globale, duke përfshirë të nominuarit për “Oscar”: Don Cheadle dhe Ed Harris, dhe të nominuarën për “Emmy”, Cecily Strong.

Përmes karrierës së tij të gjatë dhe të larmishme, Palter drejtoi gjithashtu një sërë shfaqjesh jashtë Broadëay.Ylli i “Steagle” ka lënë pas vajzën e tij, Catherine Read Palter, të cilën e ka së bashku me aktoren Nancy Vaëter.