BOTA, 28 Qershor 2023, 14:48

Akuzohet për përdhunim, ish-presidenti Trump padit autoren amerikane për shpifje

Akuzohet për përdhunim, ish-presidenti Trump padit autoren amerikane

Ish-presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka paditur autoren amerikane E Jean Caroll për shpifje, ndërsa pretendon se akuzat për përdhunim janë shpifje.

Kundërpadia e Trump ndaj Carroll vjen pas konstatimit të një jurie gjatë muajit maj, se ai abuzoi seksualisht dhe shpifte Carroll, por juria nuk zbuloi nëse ai e përdhunoi atë apo jo. Trump kërkon tërheqjen e Carrol nga padia, dëmshpërblim dhe masa ndëshkuese për të.

Trump, i cili kandidon për zgjedhjet presidenciale në SHBA në vitin 2024 dhe ka një epërsi të rehatshme ndaj rivalëve të tij republikanë, ka mohuar se ka përdhunuar Carroll. Ai po apelon kundër vendimit civil, i cili zbuloi se ai duhet të paguajë 5 milionë dollarë dëmshpërblim.