BOTA, 28 Qershor 2023, 15:33

Tërmet në Itali, epiqendra afër Sienës, regjistrohen dëme të vogla materiale në Katedralen e qytetit

Tërmet në Itali, epiqendra afër Sienës, regjistrohen

Një tërmet është regjistruar sot në Itali. Raportohet se lëkundjet ishin me magnitudë 3.7 janë regjistruar në orën 12:19 me orën italiane në Poggibonsi, në zonën më të madhe të qytetit të Sienës, në rajonin e Toskanës.

Lëkundjet kishin një thellësi fokale prej dhjetë kilometrash dhe u ndjenë edhe në Firence.

Sipas informacioneve të deritanishme, nuk ka të lënduar dhe vetëm dëme të kufizuara materiale janë shënuar në Katedralen e Sienës, ku është shembur një pjesë e vogël e suvasë.