TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

E ndërsa misteret për nëndetësen Titan vijojnë, duket se një pjesë e asaj ç’ka ka mbetur nga shpërthimi janë nxjerrë sot në sipërfaqe.
Mediat e huaja shkruajnë se në një port kanadez kanë mbërritur pjesët e para të nëndetëses Titan.
“Pjesët e mbetura nga shpërthimi i nëndetëses mbërritën të mërkurën në një port në Newfoundland, Kanada”, shkruhet në media.
Ndër mbetjet e gjetura janë pjesët e përparme gjysmërrethore të 'Titan' dhe një pjesë e anës që mban logon e 'OceanGate', kompania që ndërmori turne me guidë në mbytjen e Titanikut.
Kujtojmë se nga shpërthimi i saj humbën jetën 5 personat që ishin në bord.
Looks like nose of #Titan being lifted off Horizon Arctic pic.twitter.com/OZuClp7JAt
— Heather Gillis (@HeatherMGillis) June 28, 2023