TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Nuk kanë fund gafat e presidentit amerikan Joe Biden. Këtë herë Biden tha sot se presidenti rus Vladimir Putin është bërë “i padëshiruar” dhe është “e qartë se ai po humbet luftën … në Irak”. Sipas presidentit amerikan, është shumë herët për të thënë nëse homologu i tij rus po dobësohej nga rebelimi i Wagnerit.
I pyetur nga gazetarët në Shtëpinë e Bardhë përpara se të nisej për një udhëtim në Çikago nëse Putini tani ishte dobësuar, Biden u përgjigj se “është e vështirë të thuhet, por ai po e humb qartë luftën në Irak”.
Presidenti rus tani është “i padëshiruar në të gjithë planetin”, shtoi ai, duke thënë se “po e humb luftën brenda vendit të tij.