TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kremlini deklaroi se pozicioni i Putinit nuk ‘tronditet’ nga rebelimi i Wagnerit. Ai u shpreh se nuk ishte dakord me atë që e quajti mendimin e “pseudo specialistëve” se një kryengritje e armatosur e ndërprerë nga mercenarët Wagner kishte ‘thyer’ këtë pozicion.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u tha gazetarëve se rebelimi kishte treguar se sa e konsoliduar ishte shoqëria ruse rreth Putinit, shkruan Reuters. “Niveli i konsolidimit publik…rreth presidentit është shumë i lartë. Këto ngjarje treguan se sa e konsoliduar është shoqëria rreth presidentit”, theksoi ai.
I pyetur nëse pozicioni i liderit rus ishte “tronditur” nga ngjarjet dramatike, Peskov u shpreh: “Ne nuk jemi dakord. Tani ka shumë histeri ultra-emocionale midis specialistëve, pseudo-specialistëve, politologëve dhe pseudo-politikanëve. Ajo gjithashtu po vërshon nëpër disa media të reja histerike, dhe në internet e kështu me radhë. nuk ka lidhje me realitetin”, shtoi ai.