BOTA, 17 Mars 2022, 09:27

Alarmi i Japonisë: Kemi parë katër anije luftarake ruse, mund të jenë nisur në Ukrainë

Alarmi i Japonisë: Kemi parë katër anije luftarake ruse, mund

Katër anije të mëdha luftarake të Rusisë janë vërejtur duke lundruar afër ishujve japonezë, Honshu dhe Hokaido, me mundësi drejt Evropës, ka raportuar agjencia e lajmeve, Reuters.

Në pamjet e publikuara nga Ministria e Mbrojtjes në Japoni janë parë ato që janë dukur si pajisje ushtarake brenda anijeve.

I pyetur nëse ato mund të jenë nisur drejt Ukrainës, zëdhënësi i Ministrisë japoneze të Mbrojtjes, ka thënë për Reuters se “ka mundësi”.

Lufta në Ukrainë, të cilën Rusia e konsideron “operacion special ushtarak” nuk ka shkuar ashtu siç është planifikuar, pasi pajisjet ushtarake janë zbrazur më shumë sesa është pritur, sipas analistëve ushtarakë.