TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Forcat elitë të Ukrainës kanë publikuar një video në të cilën shfaqen duke u përgatitur dhe më pas duke sulmuar një autokolonë ruse. Në pamjet e publikuara shihet sesi ata që ndryshe quhen “ujqërit” qëllojnë nga larg tanqet e Rusisë njëri pas tjetrit.
Bashkë me videon e publikuar në llogarinë e saj në Facebook, Komanda e Forcave të Operacioneve Speciale të Forcave të Armatosura të Ukrainës shkruan: “Ne kemi çdo të drejtë në këtë luftë.”
Një ditë më parë forcat ukrainase publikuan një tjetër video në të cilën shfaqej momenti i shkatërrimit të një tanku rus.
Video tregon tankun që mbulohet menjëherë nga flakët pasi goditet nga një predhë.
“Loja mbaroi! Shkruajnë ukrainasit bashkë me videon.