BOTA, 16 Mars 2022, 23:35

Putin thotë se po godet objektivat ushtarakë/ Flet kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko: Shpifje, a ju duket kjo godinë ushtarake (VIDEO)

Putin thotë se po godet objektivat ushtarakë/ Flet kryebashkiaku i

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko ka theksuar se ato që deklaron presidenti rus Vladimir Putin se trupat ruse po sulmojnë vetëm objektet dhe godinat ushtarake, janë vetëm gënjeshtra.

Në një intervistë të dhënë për mediat perëndimore, ai ka treguar edhe godinat që janë sulmuar nga trupat ruse, duke u shprehur: Këto janë objektiva ushtarake, duke treguar një prej rezidenca të banorëve të Kievit, e sulmuar nga trupat ruse.

Ndërkohë sipas raportimeve të autoriteteve ukrainase, ushtria ruse ka sulmuar ditën e sotme teatrin në Mariupol ku strehoheshin rreth 1200 civilë si dhe pak ditë më parë sulmoi një prej spitaleve për fëmijë të këtij qyteti.