BOTA, 17 Mars 2022, 09:19

Ambasadori kinez: Nuk do ta sulmojmë kurrë Ukrainën

Ambasadori kinez: Nuk do ta sulmojmë kurrë Ukrainën

“Kina nuk do ta sulmojë kurrë Ukrainën”, tha ambasadori kinez në Ukrainë.

“Kina nuk do ta sulmojë kurrë Ukrainën. Ne do të ndihmojmë, veçanërisht ekonomikisht. Në këtë situatë ne do të veprojmë me përgjegjësi,” tha ambasadori i Kinës në Ukrainë, Fan Xianrong, gjatë një takimi me Maksym Kozytsky, kreun e administratës ushtarake rajonale në Lviv.

“Kina është një vend mik për popullin ukrainas. Si ambasador, mund të them se Kina do të jetë gjithmonë një mbështetje për Ukrainën si ekonomikisht ashtu edhe politikisht.”

Fan tha se ambasada kineze ishte zhvendosur nga Kievi në Lviv, sipas Kozytsky. Të martën, ambasadori i Kinës në SHBA, Qin Gang tha se Pekini dëshironte që konflikti në Ukrainë të merrte fund.

“Konflikti midis Rusisë dhe Ukrainës nuk është një shenjë pozitive për Kinën. Sikur Kina të  ishte në dijeni për luftën, ne do të kishim bërë  çdo gjë për ta parandaluar atë,” përfundoi Qin.