BOTA, 27 Qershor 2023, 15:35

Zbulimi befasues/ Arkeologët gjejnë një mumje 3 mijë vjeçare, detajet interesante

Zbulimi befasues/ Arkeologët gjejnë një mumje 3 mijë

Një zbulim mbresëlënës është bërë nga arkeologët në distriktin Rimac të Limas, kryeqytetit të Perusë, ku u gjet një mujmje burri.

Mumja ishte e mbështjellë në një tufë materialesh varrimi, të përbërë nga pambuk me origjinë vendase, shoqëruar me sende të ndryshme si gjerdan, misër dhe fara. Këto artefakte vlerësohen të jenë mbi 3 000 vjet të vjetra.

Zbulimi u bë gjatë punimeve të rikuperimit dhe ruajtjes që po kryhen në zonën arkeologjike “Huaca La Florida” nga bashkia e distriktit Rimac në bashkëpunim me Universitetin Kombëtar San Marcos.

Arkeologët kanë marrë leje nga Ministria e Kulturës e Perusë për të vazhduar gërmimet e tyre dhe për të eksploruar më.