TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mbrëmjen e së mërkurës disa foto të dërguara nga një qytetar nga Vlora. Sipas tij shkak i përmbytjeve nga Vjosa në këtë qark është mospastrimi i kanaleve të kullimit ndryshe nga ajo që thotë qeveria dhe kryeministri Rama që fajësojnë reshjet.
“Si Pilati apo pas pas pilafit! Noriega çdo dite deklaronte: Kete vit u permbytem me pak se pastruam kanalet! E verteta eshte se kete vit permbytjet ishin ne siperfaqe dhe banesa te permbytura, ne ura dhe shkolla e objekte te tjera te shkaterruar 20-100% me te medha kete vit. Qytetari dixhital dergon fotot e pastrimit por pas permbytjeve te kanaleve ne fshatin Fitore” –shkruan Berisha në rrjetet sociale.
Sipas mesazhdërguesit janë harxhuar 7 milionë euro në investime për të parandaluar përmbytjet, por vetëm 3 ditë ra shi dhe u përmbytën mijëra hektarë.
