AKTUALITET, 3 Shtator 2018, 23:35

“Viktimat në Shkodër kanë qenë vetë vrasës”, Manjani replikon me ministrin Xhafaj

“Viktimat në Shkodër kanë qenë vetë

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj duke folur për ngjarjet e muajve të fundit në Shkodër theksoi ndër të tjera se disa nga viktimat kanë qenë vetë të përfshirë në vrasje të tjera, ndonëse nuk dha detaje konkrete.

Deklarata e tij nuk është pritur mirë nga ish-ministrit i Drejtësisë, Ylli Manjani, i cili kritikon qëndrimin e Xhafajt në seancën e parë parlamentare për këtë sesion.

“Shkodranët që u vranë paskan qënë vrasës-thotë shoku Fatmir. Dmth vrasësit e tyre janë “burra të mirë”?! Hajde ministër, hajde!”, thekson Manjani.