TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ndërsa ka mbetur më pak se një orë nga protesta e opozitës, kryeministri Edi Rama, ka vijuar me fushatën elektroale.
Në hapje të fushatës në Lezhë, kryeministri shprehet se ndonëse duket si një betejë pa kundërshtar, ajo është një betejë mes të shkuarës dhe të ardhmes.
Sipas tij, opozita ka frikë nga zgjedhjet, e për këtë përbetohen se do të imponojnë përplasje antidemokratike.
“Duket si një betejë pa një kundërshtar, por është betejë mes të shkuarës dhe të ardhmes. Është një betejë për të shkuar përpara me ata që duan të na kthejnë mbrapshte, mes nesh që duam një vend demokratik mes nesh dhe atyre që duan pushtet për veten. Ata kanë frikë nga zgjedhjet, kanë frikë të vijnë përpara popullit, nga ballafaqimi me ne ndaj dhe përbetohen rrugëve se do na imponojnë një përplasje antidemokratike të dënueshme nga ligjet e këtij vendi. Ata që vendosën të ikin nga zgjedhjet nuk kanë në dorë asgjë tjetër veç ikjes në drejtim të paditur. Drejtimi ynë dhe i vendit dihen”, tha Rama