TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Peshëngritësja Romela Begaj flet për herë të parë për mediat pas marrjes së përgjigjeve nga dy testet e dopingut nga ku ajo doli pozitive. Begaj u betua në flaur dhe kuran se nuk kishte përdoprur asnjë substancë.
“ Jam e gatshme deri ditën e fundit dhe i them çdo kujt të vijnë të më marrin dhe të bëjnë çdo lloj analize.
Nuk mund të them se kjo është hakmarrje. Por ama duhet edhe ndihma. Betohem për kuranin dhe për dy njerëzit që kam në jetë se medaljet që kam marrë i kam marrë me gjakë, me bukë dhe pa bukë. Kam sakrifikuar. I them çdo kujt të mos merrni pjesë në një krim. Mos më akuzoni pa prova. Dhe ne kemi prind dhe familje që i dhemb kur i hidhet baltë njeriut të tyre. Jam këtu e gatshme për çdo gjë.
Jam kampione e botës dhe sportiste që kam mundur një botë me sport dhe pa hile. Më vjen keq që kam lindur në një vend ku shtet nuk ka. Dhe sot unë jam harruar. Unë punën time e kam bërë. Medaljen shqipërisë ia solla.
Sakrificën e kam bërë për medaljen time për këtë flamur. Ka ndodhur që unë mora medaljen dhe e kam humbur. Kemi derdhur gjakë për këtë flamur dhe nuk na mbron njeri. Nëse do kisha pasur mbështetje do kisha shkuar deri në fund. Unë nuk e vë dorën tek askush. Mua më kanë vrarë për së gjalli. Unë mund të dënohem, por sportin nuk do e lë, jeta ime është vetëm sport. Unë nuk e kam mundësinë financiare për ta apeluar këtë vendim”, tha Begaj./TPZ.AL