AKTUALITET, 2 Mars 2018, 11:17

Grabitet exchange në Fier, njëri nga autorët kapet në mes të lumit

Grabitet exchange në Fier, njëri nga autorët kapet në mes

Një pikë e këmbimit valutor në Fier është grabitur ditën e sotme. Policia njofton se kanë qenë dy persona ata që kanë arritur të marrin një shumë parash nga kjo pikë.

Menjëherë uniformat blu janë vënë në ndjekje të grabitësit.

Në një njoftim paraprak thuhet se njëri prej autorëve është arrestuar në tentativ për të kaluar lumin në fshatin Baltës. Ndërkohë me vete ai kishte pasur edhe çantën me para. Autori i kapur D.S rreth 32 vjeç nga Vlora.

Gjatë ndjekjes nga policia i riu ka braktisur makinën në fshatin në fjalë dhe është futur në lumë për të kaluar në anën tjetër.

Policia aktualisht është duke ndjekur autorine dytë.

Nuk bëhet e ditur se sa ishte shuma e parave të grabitur nga dy autorët./TPZ.AL