AKTUALITET, 2 Mars 2018, 10:22

Erërat e forta, pezullohet lundrimi në portin e Vlorës

Erërat e forta, pezullohet lundrimi në portin e Vlorës

Lundrimi detar është pezulluar përkohësisht sot në portin e Vlorës. Shkak për këtë janë bërë erërat e forta.

Dallgët e detit arrinin deri në 9 ballë, çka ka sjellë probleme në ankorimin e anijeve dhe trageteve. Ndaj dhe është vendosur që të pezullohet lundrimi në portin e Vlorës.

Ndërkohë ende nuk dihet se kur pritet të rinisë puna normale në këtë port.