AKTUALITET, 2 Mars 2018, 09:08

Përfitoi 260 mijë dollarë nga një kanadez me anë të mashtrimit, arrestohet fieraku

Përfitoi 260 mijë dollarë nga një kanadez me anë

Një person është arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi në bashkëpunim, grabitën me anë të mashtrimit një shtetas kanadez dhe një shtetas shqiptar.

Operacioni i finalizuar quhet "Kanadezi".

Arrestohet një shtetas dhe shpallet një tjetër në kërkim për veprën penale “Mashtrimi me pasoja të rënda i kryer në bashkëpunim" dhe "Falsifikimi i dokumentave i kryer në bashkëpunim".

Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas një pune hetimore 8 mujore, ka bërë të mundur finalizimin me sukses të operacionit “Kanadezi”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Bujar Hasa, 57 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Tiranë.

Gjithashtu në lidhje me këtë procedim, është bërë shpallja në kërkim e shtetasit P.P.

Arrestimi i të sipërpërmendurit u bë pasi ky shtetas në bashkëpunim me shtetasin P.P., kanë mashtruar më anë të falsifikimit të dokumentave, shtetasin Kanadez B.H., duke i marrë një shumë prej 260 000 (dyqind e gjashtëdhjetë mijë) dollarësh dhe shtetasin shqiptar D.M., duke i marrë një shumë prej 50 000 (pesëdhjetë mijë) Eurosh

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të sipërpërmendur, për veprën "Mashtrimi me pasoja të rënda i kryer në bashkëpunim" dhe "Falsifikimi i dokumentave i kryer në bashkëpunim", parashikuar nga nenet 143/3 e 186/2 e Kodit Penal”.