TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Çmimet e energjisë janë rritur përpara valës së dytë të ajrit të ftohtë që pritet të mbajë temperaturat e ulëta në Europën Veriore deri në mes të këtij muaji. Çmimet e gazit në Mbretërinë e Bashkuar janë dyfishuar duke arritur nivelin më të lartë në më shumë se 1 dekadë gjatë kësaj jave, ku acari solli bllokimin e trafikut, ndërprerjen e fluturimeve dhe reshje dëbore në të gjithë rajonin.
Një masë ajrore me prejardhje nga Arktiku drejt Europës do të parandalojë ajrin e ngrohtë që të lëvizë drejt Veriut të paktën deri në mes të këtij muaj, sipas Jason Nicholls, meteorologjist i AccuWeather. Shumica e parashikuesve të intervistuar nga Bloomberg, thanë se gjysma e parë e Marsit do të jetë më e ftohtë se normalisht dhe se kjo do të ndihet veçanërisht në Mbretërinë e Bashkuar, vendet skandinave dhe rajonin e Baltikut.
Sipas një harte të ofruar nga Qendra Europiane për Parashikime të Motit (ECMWF) në Mbretërinë e Bashkuar, krahas rajoneve të mësipërme, valës së të ftohtit nuk do t’i shpëtojë edhe Gadishulli Ballkanik, përfshirë Shqipërinë.
Ndërsa kushtet në javët e ardhshme nuk do të jenë aq të ashpra sa java që kaloi, sipas AccuWeather, temperaturat pritet të bien thuajse 3 gradë Celsius poshtë nivelit normal.
Sipas analistëve, shkruan scan.tv, çmimet e energjisë dhe gazit do të kenë luhatje të mëdha në Europën Veriore dhe Qendrore. Ky shkurt ishte më i ftohti në 10 vite, gjë që nxiti tregtarët të tërheqin gaz nga magazinat e ruajtjes me normën më të shpejtë në 1 dekadë.