TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, priti sot në mëngjes anëtarët e Komisionit të Politikës së Jashtme, të cilët kërkuan informacion për fazat e negociatave për arritjen e marrëveshjes së shumë debatuar mes Shqipërisë dhe Greqisë për çështjen e detit.
Në përfundim të takimit, kreu i grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka, tha se shqetësimi kryesor i shprehur ishte mungesa e transparences nga ana e Ministrisë së Jashtme.
pas parashtrimit të presidentit lidhur me qëndrimin e tij që bazohet në vendimin e Gjykates Kushtetuese, ramë dakort të gjithë si mazhorance dhe opozite që qëndrimi i presidentit është korrekt dhe i përgjigjet përgjegjësisë dhe detyrimit që ka për të qëndruar fort te vendimi i Gjykates Kushtetuese.
Mos dakortësia ishte mungesa e transparences por ky është një element i qartë për këdo.
Shqetësimi ishte mungesa e transparencës dhe a ka arsye për të fshehur përderisa s’janë transparent në këtë marrëveshje të rëndësishme? Pati kërkesë për verifikim më të mirë të grupit të negociatorëve përderisa ka palë apo grupe që ngrenë rezerva ndaj disa negociatorëve”, tha Paloka.
Deputetja e LSI Klajda Gjosha tha se edhe në këtë takim u bë e qartë që vendimi i Gjykatës Kushtetuese është vija e kuqe.