AKTUALITET, 1 Mars 2018, 23:01

Samir Mane jep lajmin e madh: Çdo qytetar shqiptar, mund të bëhet aksioner në bizneset e mia!

Samir Mane jep lajmin e madh: Çdo qytetar shqiptar, mund të

Biznesmeni Samir Mane, një nga njerëzit më të pasur në Shqipëri, deklaroi për herë të parë në emisionin “Të Paekspozuarit”, se kompanitë e tij do të kuotohen në bursë. Mane dha gjithashtu lajmin e madh, se çdo qytetar shqiptarë do të bëhet aksioner në bizneset e tij.

Mane: Edhe ne duhet të jemi të përgatitur që nëpërmjet menaxhimit tonë, të nxjerrim kompanitë në bursë. Duhet të rregullohet kuadri ligjor.Kjo është një gjë që po diskutojmë, që për herë të parë kompani Balfin të ketë shumë aksionerë, 10-20 mijë shqiptarë të bëhen pronarë të bizneseve të mia./TPZ.AL/