TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Armata Kolumbiane ka rrëzuar pretendimet e Policisë Shqiptare se operacioni për kapjen e 613 kg kokainë ishte i palësh shqiptare, pasi sipas tyre ata kanë pasur informacione që muaj më parë.
Në faqen zyrtare të ushtrisë kolumbiane thuhet se operacioni që u zhvillua në Maminas të Durrësit është i përbashkët. Po ashtu Armata Kolumbiane thekson se kontejneri ishte nisur në mesin e janarit nga Kolumbia.
Informacion i dhënë nga agjencitë pjesëmarrëse ne operacion, vijon me tej shkrimi, lejoi policine shqiptare te planifikojë një operacion për të kontrolluar rrugën qe do te bente kontejneri, në pronësi të një kompanie shqiptare, nga koha e ardhjes së saj në portin e Durresit, deri ne ambientet e kompanisë në qytetin e Maminasit.
Gjatë operacionit u arrestuan dy persona: shoferi i kamionit dhe një punonjës i kompanisë, citon shkrimi raportin e Marinës Kombëtare Kolumbiane”, thuhet ne shkrim