AKTUALITET, 14 Shtator 2018, 23:45

Mungesa e Nejmar dhe Mbape nuk ndihet tek parizienët, PSG dhuron spektakël

Mungesa e Nejmar dhe Mbape nuk ndihet tek parizienët, PSG dhuron

Paris Saint-Germaini ka regjistruar fitoren e radhës në Ligue 1 duke mposhtur skuadrën e Saint Etienne në Parc de Princes me rezultat 4-0. Parizienët dominuan lojën edhe pse nuk kishin në formacion dy yjet e kësaj skuadre, Nejmar dhe Mbapen.

Vetëm një gol u shënua në pjesën e parë në minutën e 22-të,me autor Julian Draxler. Ai shndërroi në gol një asist fantastik të Marco Verrattit, duke e kontrolluar topin me kokë dhe arriti ta dërgojë në rrjetë .

Në fillim të pjesës së dytë parizienët fituan një 11-metërsh që u shndërrua në gol nga Edinson Cavani, ndërsa për të kompletuar fitoren e thellë të vendasve shënuan edhe Di Maria dhe Dyabi.

Më këtë sukses, formacioni i Thomas Tuchel ngjitet në kuotën e 15 pikëve, me 5 fitore në po kaq ndeshje.