AKTUALITET, 6 Tetor 2018, 10:22

Basha videomesazh: Me Ramën në qeveri, krimi dhe oligarkët pasurohen, biznesi falimenton

Basha videomesazh: Me Ramën në qeveri, krimi dhe oligarkët

Kryedemokrati Lulzim Basha ka hedhur akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama se me qeverinë e tij krimi dhe ologarkët po pasurohen ndërsa biznesi po falimenton.

Përmes një videomesazhi në “Facebook” Basha shpjegon se vetëm në shtator janë mbyllur 1978 biznese nga 838 që u mbyllën një vit më parë.

Me Edi Ramën në qeveri, çdo vit është më keq për shumicën e bizneseve”,- thuhet në videomesazhin, që ilustron me grafik edhe periudhat 9 mujore 2017-2018.

Sa më gjatë të qeverisë Edi Rama, aq më shumë biznese do të mbyllen”- përfundon Basha. TPZ.AL