AKTUALITET, 6 Tetor 2018, 09:52

Merr fund arratia e 31 vjeçarit, pjesë e bandës së drogës/ EMRI

Merr fund arratia e 31 vjeçarit, pjesë e bandës së

Gjatë ditës së sotme policia ka arrestuar 31 vjeçarin Ervis Veizi banues në fshatin Metoq të Sarandës, pasi ishte shpallur në kërkim për shitje të lëndëve narkotike.

Gjykata e Sarandës në datën 9 qershor kishte dhënë masën e sigurisë “Arrest në burg”, dyshohet se ishte larguar në drejtim të Greqisë për të shpëtuar nga burgosja.

Veizi ishte i kërkuar si pjesë e një grupi kriminal prej 16 personash të goditur nga policia e Sarandës në shkurt 2018, të cilët kryenin trafik droge drejt Greqisë.

Ai akuzohet si transportues i lëndës narkotike nga fshati i Shalës drejt kufirit të gjelbër. TPZ.AL