TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Futbollisti i talentuar i Manchester Unitedit nuk është në shitje, sipas agjentit Mino Raiola.
E ardhmja e Paul Pogbas në Old Trafford është e pa qartë për shkak të marrëdhënieve të tij jo të mira me Jose Mourinhon.
Për fituesin e Kupës së Botës interesim të ka shprehur Barcelona dhe Juventusi, mirëpo agjenti i tij thotë se 25-vjeçari nuk është në shitje.
“Preferoj që të mos flas për të”, tha Raiola.
“Ai është duke kaluar në momente delikate, mirëpo ai nuk është në shitje”.
Pogba i ka shënuar 4 gola në të gjitha garat deri më tani në këtë stinor.