AKTUALITET, 5 Tetor 2018, 22:49

Publikohen mesazhet, nipi i deputetit të PS-së kërcënon faqen e Facebook-ut: Hiqini fotot, mos ta zgjasim më tepër

Rasti ku u përfshi djali i deptuetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja, nuk kali pa ironi në disa prej faqeve në rrjetin social Facebook.

Faqja ‘Brryli Broadway’, publikoi një meme ku protagonist ishte deputeti i PS-së, Rrahman Rraja ndërsa ajo ka sjellë reagimin e nipit të tij.

Faqja ka publikuar mesazhet e shkëmbyera në rrjetin social Facebook, ku nipi i deputetit i kërkon që të fshijë positmin e bërë. Ai përdor edhe fjalë fyese ndërsa në një moment kërcënon teksa e mbyll bisedën duke thënë ‘do i pësoni të gjitha kto që po bëni’.

Mesazhet janë publikuar nga vetë faqja ‘Brryli Broadway’.