AKTUALITET, 5 Tetor 2018, 22:29

Dhunë dhe kërcënime, dy gra nga Tirana denoncojnë burrat

Dhunë dhe kërcënime, dy gra nga Tirana denoncojnë burrat

Çdo ditë flitet për raste të dhunës në familje, ku më së shumti viktimat janë femrat. Vetëm dje në Tiranë u plotësuan dy urdhër-mbrojtje, ku gratë denoncojnë dhunë e burrave.

Kështu, dje shtetasja me inicialet A.N., 34 vjeçe banuese në Paskuqan, kallëzoi burrin e saj, shtetasin me inicialet Gj.N., 36 vjeç, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj.

Ndërkohë, 33-vjeçarja me inicialet A.D., banuese në Babrru, akuzon burrin e saj, shtetasin me inicialet Y.D., 43vjeç, se ky i fundit e ka kërcënuar nëpërmjet telefonit.