AKTUALITET, 5 Tetor 2018, 22:16

“Mollë sherri” për vrasjen në Bllok, ja çfarë bën Elvana Gjata

Në qendër të vëmendjes së lajmeve të kronikës së zezë, ishte pikërisht këngëtarja e njohur, Elvana Gjata.

Ajo thuhet se ka qenë “molla e sherrit” pas sherrit që ndodhi mbrëmjen e djeshme në zonën e ish-Bllokut që përfundoi me vrasjen e një personi dhe plagosjen e 2 të tjerëve.

Nga ngjarja e rëndë që tronditi kryeqytetin  mbeti i vrarë Fabian Gaxha dhe u plagosën Ervis Martinaj, biznesmen i njohur i pikave të basteve si edhe Eljon Hate.

Personi i dyshuar për vrasjen e Fabiol Gaxhës dhe plagosjes së Ervis Martinajt e Eljon Hatos thuhet se është truproja i këngëtares Gjata, njëherësh edhe pjesë e Forcave Komando ushtarake Mevjol Bilo.

Pas kësaj ngjarje, këngëtarja ka vendosur të bllokojë të gjitha komentet në rrjetin social Instagram. Ajo ende nuk ka bërë një reagim për ndodhinë e mbrëmshme.

Elvana

Mësohet se Elvana Gjata, i dashuri i saj, Ervin Mata, Fabian Allushi dhe Mevjol Bilo, (Të tre të shpallur në kërkim) kanë qenë të ulur në një tavolinë, ndërsa kanë nisur konfiktin me palën tjetër ku ishte viktima.