AKTUALITET, 6 Tetor 2018, 09:10

Grabiti me kallashnikov 2 karburante/ Flet Mariglen Muftaraj: Doja para për ikjen në Greqi

Grabiti me kallashnikov 2 karburante/ Flet Mariglen Muftaraj: Doja para për

27 vjeçari Mariglen Muftaraj, autori i grabitjes së dy karburanteve në Novoselë të Vlorës, ka treguar arsyen e krimit.

Para uniformave blu ka deklaruar se i ishte detyruar t’i kryente grabitjen për të siguruar para për të emigruar në Greqi. Fakti që në grabitjen e parë ka dalë duarbosh, pasi ka arritur të marrë vetëm 3 mijë lekë të rinj, ka “detyruar” atë që të kryejë një tjetër grabitje.

Më duheshin lekë për të shkuar në Greqi”, është ajo që Mariglen Muftaraj ka treguar gjatë marrjes në pyetje. Në grabitjen e para Marigleni arriti të merrte 3.000 lekë, kjo sipas tij e ka detyruar të bëjë një tjetër grabitje për të siguruar më shumë para, në grabitjen e dytë nën kërcënimin e kallashnikovit ka arritur të marri 24.000 lekë të rinj dhe 150 euro.

Pas grabitjes është larguar nga vendi i ngjarjes por për pak orë ka rënë në prangat e policisë. TPZ.AL