AKTUALITET, 5 Tetor 2018, 23:27

Vrasja në Tiranë, një i ndaluar nga policia (Emri). Dyshohet se...

Vrasja në Tiranë, një i ndaluar nga policia (Emri). Dyshohet
eldo Hoti, 37 vjeç është shoqëruar nga policia e Tiranës për tu marrë në pyetje.

Burime thanë se Geldo Shpëtim Hoti rezulton se ka qenë në tavolinë me Ervin Matajn dhe persona të tjerë që janë konfliktuar me grupin e Ervis Martinajt, në një lokal në zonën e “ish Bllok-ut” mbrëmjen e djeshme.

Dyshimet e grupit hetimor janë se 37-vjeçari ka konsumuar veprën penale të moskallëzimit të krimit. Megjithatë, mbetet për tu parë nëse ndaj tij do të ngrihet akuzë penale.

Konflikti mes dy grupeve degjeneroi në të shtëna me ramë zjarri, nga të cilat mbeti i vdekur Fabian Gaxha 28 vjeç dhe u plagosën Ervis Martinaj 36 vjeç e Eljon Hato 28 vjeç, të tre nga i njëjti grup.

Në kërkim, janë shpallur Ervin Mataj 31 vjeç, Fabio Alushi 42 vjeç dhe Melviol Bilo, 41 vjeç, të cilët jen shpallur në kërkim policor. Të tre, sipas një rindërtimit paraprak të ngjarjes nga grupi hetimor, ishin në një tavolinë. Me ta dyshohet se qenë edhe Geldo Hoti, personi i shoqëruar sot.

Mes dy grupeve pati shkëmbi zjarri, njoftoi zyrtarisht Policia. Personi që vrau Fabian Gaxhën dyshohet se është Melviol Bilo.