AKTUALITET, 6 Tetor 2018, 09:19

Gruaja nga Fushë Kruja: Më dhunon ish-vjehrri dhe 2 kunetërit

Gruaja nga Fushë Kruja: Më dhunon ish-vjehrri dhe 2 kunetërit

Një grua me iniciale M.B., ka kërkuar ndihmën e policisë në Krujë pasi dhunohej nga ish-vjehhri së bashku me dy djemtë e tij.

Sipas njoftimit të policisë ata kanë përdorur dhunë psikologjike dhe fizike ndaj saj. Pas denoncimit policia ka plotësuar kërkesë-padinë për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm gruan e dhunuar.

Ish-vjehrri dhe kunetërit, shtetasit I.D., G.D., dhe F.D., vjeç 79, 41 dhe 38, banues në Fushë Krujë, kanë ushtruar dhunë ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. TPZ.AL