AKTUALITET, 29 Nëntor 2017, 23:11

Të lidhur me Sacra Corona Unita, nis më 5 shkurt procesi kundër Brahos dhe Faskut

Të lidhur me Sacra Corona Unita, nis më 5 shkurt procesi kundër

Mediet italiane bën të ditur se janë mbyllur hetimet për 14 të arrestuar nga karabinierët në Leçe në operacionin “Darchia”, mes tyre 2 shqiptarë, Sabin Braho dhe Eljos Fasku, si të dyshuar për lidhje me organizatën mafioze Sacra Corona Unita.

Procesi do të nisë, më 5 shkurt të vitit të ardshëm.

Ata akuzohen për vepra të ndryshme kriminale, si tentativë vrasjeje ndaj Luigi Spennato, në nëntor të 2016 -ës, trafik droge, armëmbajtje, vjedhje me pasoja të rënda etj.

Të arrestuar nga ky operacion i drejtuar nga antimafia italiane janë dy shqiptarët 38-vjeçari Sabin Braho nga Durrësi dhe Eljos Fasku, si dhe italianët Cosimo Damiano Autunno, Ivan Caraccio, Andrea Cecere, Giuseppe Corrado, Carmelo Salvatore Crusafio; Luca Del Genio, Antonio Andrea Del Genio; Eros Fasano, Domiria Lucia Marsano, Tommaso Montedoro, Marco Petracca dhe Lucio Sarcinella.

Hetimet u zbulua se klani po përgatitej për të kryer një vrasje. Sipas hetuesve, në grupin e përbërë nga 14 veta ishte edhe viktima e tyre, Ivan Caraccio, ashtu sikurse ekzekutorët e mundshëm

Hetimet dokumentuan gjithashtu edhe procesin e riorganizimit të bandës mafioze të drejtuar nga Tommaso Montedoro, aktive në Casarano dhe qytetet përreth.

Hetimet që çuan edhe në arrestimin e anëtarëve të kësaj bande janë të lidhura edhe me vrasjen e Augustino Potenza, më 26 tetor 2016 në parkimin e një supermarketi në Casarano.

TPZ.AL