TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një aksident me pasojë vdekjen e një 34 vjeçari ndodhi në orët e para të mëngjesit në Vaqarr.
Brikel Zhuri ka përplasur me automjetin e tij shtetasin me inicialet O.M., i cili ka gjetur vdekjen gjatë transportimit për në spital.
Njoftimi i policisë
Me datë 30.11.2017, rreth orës 07:20, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në "Vaqarr", ka ndodhur një aksident.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se: Në "Vaqarr" shtetasi Brikel Zhuri duke drejtuar mjetin e tij është aksidentuar me një motorçikletë me drejtues O.M., 34 vjeç.
Për pasojë drejtuesi i motoçikletës shtetasi O.M, gjatë transportimit për në spital ka humbur jetën.
Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të aksidentit ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat për veprimet e mëtejshme.
TPZ.AL