AKTUALITET, 15 Tetor 2018, 12:06

Basha-Ramës: Ti e Xhafaj duhet të ishit nën hetim

Basha-Ramës: Ti e Xhafaj duhet të ishit nën hetim

Ka reaguar kryetari i opozitës, Lulzim Basha pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama për ndryshimet e policisë në këto 5 vite.

Basha akuzon Ramën se siç mbrojti Saimir Tahirin dhe kupolën e trafikut të drogës në polici, mbron ministrin Fatmir Xhafaj dhe drejtorin e policisë Ardi Veliun. Përmes një postimi në “Twitter” kryedemokrati shkruan se Rama duhet të ishte në hetim së bashku me Xhafaj dhe Ardi Veliun.

Reagimi:

Siç mbronte dje Tahirin dhe kupolën e trafikut të drogës në polici, mbron sot Xhafën dhe Veliun.

Rama, Xhafa, Balla, Prela duhet të ishin sot nën hetim, dhe Ard Veliu në arrest, për fabrikimin e provave dhe pengimin e drejtësisë për të mbrojtur narkotrafikantin Agron Xhafaj! TPZ.AL