AKTUALITET, 7 Dhjetor 2017, 15:23

Rama, me “karrotë dhe kërbaç” ndaj opozitës: I kemi votat për Prokurorin, ju bëni...

Rama, me “karrotë dhe kërbaç” ndaj opozitës: I

Kryeministri Rama duket se po e luan mirë rolin e “karotës dhe kërbaçit”, edhe të “ofruesit të një kompromisi me Opozitën, por edhe të vendosjes së njëanshme me votat e mazhorancës” të Kryeprokurorit të ri të Republikës së Shqipërisë.

Në një prononcim për mediat nga Bullgaria është rikthyer edhe njëherë tjetër ftesës për kreun e opozitës, Lulzim Basha lidhur me zgjedhjen e Prokurorit të ri të Përgjithshëm.

“Ftesa ime është për një Pakt Kombëtar për Europën në funksion të çeljes së negociatave. Ne kemi mundësinë kushtetuese ta zgjedhim me shumicë të thjeshtë, por duam të krijojmë kushtet të bëjmë një zgjedhje të mirëkuptuar me opozitën dhe opozita të përfshihet në procesin e mbështetjes së Shqipërisë për hapjen e negociatave’, u shpreh Kryeministri Edi Rama.