TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ndërkohë që deputeti i PS-së, Taulant Balla publikoi një video në të cilën shfaqej kryedemokrati Basha me bashkëshorten e tij, buzë detit, në plazh, e ironizonte se “ja pse Basha nuk e donte 30 qershorin”, vjen reagimi i menjëhershëm i PD-së.
Sipas PD-së, Basha në këto momente ndodhet në selinë blu, e sikundër duket në këtë foto, është në shoqërinë e Besnik Mustafajt dhe kreut të PR-së, Fatmir Mediu.
Reagimi i PD-së:
Duke qene se asnje media nuk respektoi standardin me minimal te raportimit perpara se te perhapte mashtrimet e Taulant Balles, duke pyetur gazetaret e tyre ne PD apo zyren e shtypit te PD, apo te kontaktonte vete zotin Basha, apo te lidhej me ndonje nga bashkepunetoret e tij, mund te konfirmoje pranine ne seli nepermjet gazetares se Abc News, e cila ndodhej ne seline e PD, kur zoti Basha doli te takohej me gazetaret.
Postimi i Ballës:
Ja pse nuk i donte zgjedhjet më 30 Qershor Luli?. Po kështu edhe Ilir Meta, Monika dhe Saliu. Sot është dita t’i ndërshkojmë me votë!