TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një grua 50-vjeçare leu me benzinë bashkëshortin e saj 57-vjeçar dhe i vuri zjarrin për ta djegur të gjallë. Ngjarja ka ndodhur në një lagje të Athinës, në orën 21:30 të mbrëmjes.
Sipas policisë, pas një sherri të ashpër me bashkëshortin e saj, gruaja i ka hedhur benzinë dhe ka shkuar për ta djegur të gjallë.
Burri në gjendje të mjerueshme dha alarmin, ndërsa fqinjët njoftuan policinë dhe 50-vjeçarja u arrestua.
Ndërkohë, gruaja ka mohuar ngjarjen, duke u justifikuar se i shoqi kishte tentuar që t’i vinte flakën vetes, një arsyetim që nuk u besua. Viktima po trajtohet me djegie në spitalin “Georgios Gennimatas”.