TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç gjatë takimi me serbët e Veriut në Rashkë ka kërkuar reagim urgjent nga BE-ja dhe autoritetet dhe institucionet e tjera në botë që ta ndalin atë që ai e cilëson si shkeljen e marrëveshjes për targa nga ana e Kosovës dhe të mundësojnë lëvizjen e papenguar të automjeteve me targa legale Serbia.
Sipas tij, nëse Kosova e refuzon këtë zgjidhje, pala serbe do të kundërpërgjigjet me masa të forta për të mbrojtur rendin kushtetues.
“Institucionet e përkohshme janë të obliguara të formojnë Asociacionin ekskluzivisht sipas katër marrëveshjeve të arritura deri më tani në Bruksel dhe të cilat janë pjesë e planit zbatues që është pranuar në Ohër”, tha Vuçiç. Pika e tretë e Vuçiç është kërkesa që “forcat policore shqiptare të vendosura ilegalisht në veri të Kosovës të tërhiqen”.
Kërkesa e katërt e Vuçiç është për zgjedhjet. Ai ka thënë se “shteti i Serbisë nuk mori pjesë në vendimin për të mos marrë pjesë në zgjedhje, por Serbia nuk do ta lërë në baltë popullin e saj dhe nuk do të dalë kundër Listës Serbe, e cila vendosi të mos marrë pjesë në zgjedhje”.
“Nga sot do të paralajmërojmë të gjithë ata që janë pro mbajtjes së këtyre zgjedhjeve false se janë shembulli më i keq i zgjedhjeve të paligjshme. Do të kërkojmë që zgjedhjet të mbahen pas formimit të ZSO-së”, tha Vuçiç.
Pika e pestë ka thënë ai është që “shteti i Serbisë do të bëjë gjithçka për të siguruar një jetë më të mirë për serbët në Kosovë. Ky është propozimi ynë, nëse jeni dakord që të jetë kështu”, përfundoi Vuçiç për çka u duartrokit nga të pranishmit.